Drama: Të gjithë janë të çmendur, Qeni, Çiftet dhe Misto

Author:   Naun Shundi
Publisher:   Rl Books
ISBN:  

9782390690054


Pages:   182
Publication Date:   01 May 2022
Format:   Paperback
Availability:   In stock   Availability explained
We have confirmation that this item is in stock with the supplier. It will be ordered in for you and dispatched immediately.

Our Price $31.02 Quantity:  
Add to Cart

Share |

Drama: Të gjithë janë të çmendur, Qeni, Çiftet dhe Misto


Add your own review!

Overview

Katër drama nga aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi. Të gjithë janë të çmendurLufta kundër imorales dhe çmendurisë së dy sistemeve të ndryshme politike vjen përmes kujtimeve të një njeriu që i lodhur nga pafuqia për ta kundërshtuar, i dorëzohet çmendurisë që i ka kapluar të gjithë. Personazhi i kësaj monodrame rrëfen me sinqeritetin e tij deri në naivitet të gjithë kronologjinë e jetës. Komizmi tragjik shpërfaq transformimin që njeriu ka bërë në kalimin e viteve e sistemeve, duke e tjetërsuar dhe duke zhveshur nga gjithçka humane dhe jetësore dhe sado të përpiqet dëshpërimisht për të jetuar i qetë me veten e parimet personale në raport me të tjerët, situatat sa vijnë dhe komplikohen, duke e pamundësuar ekzistencën e tij. Ai nuk përpiqet ta ndryshojë realitetin, por përpëlitja për të qenë vetvetja i shkakton dhimbje pafund. Gjithçka e dhënë bujarisht nga personazhi nuk ka asnjë përqafim apo kthim prapa me përjashtim të grushteve, talljes, braktisjes, ironizimit. MistoNë diktaturë njerëzit nuk kanë emra, janë numra, duhet të mendojnë njëlloj, të vishen njëlloj... I ngjajnë një ushtrie kokëqethur, ku askush nuk duhet të nxjerrë këmbën më shumë nga rreshti. Të gjithë i mbajnë sytë te diktatori, i cili në sisteme diktatoriale nuk vdes kurrë. Ai është aty, edhe kur nuk është i gjallë. Mentaliteti që ai lë pas kalon nga brezi në brez. Një dramë absurde shqipe mbi sistemin komunist, mbi dhunimin e lirisë së njeriut, Qeni Një natë, një qytetar i zakonshëm, gjen në një kazan plehrash një qen të vogël, të braktisur. Vendos ta marrë në shtëpinë e tij. Këtu nis dhe komunikimi mes tyre nëpërmjet një gjuhe që e kuptojnë dhe e flasin të dy, gjuhës qenërore. Gjatë bisedave të njëpasnjëshme ata lidhen kaq shumë me njëri-tjetrin, saqë vdekja e qenit i shkakton të zotit një dramë të madhe. Gjatë bisedave, qeni shpërfaq dukshëm aftësitë e tij gjykuese, për njerëzit dhe rracën njerëzore. Krahasuar me virtutet dhe vlerat e rracës qenore, rraca njerëzore lë shumë për të dëshiruar. Njerëzit po shkojnë drejt vetasgjesimit nëpërmjet luftrave të njëpasnjëshme. Përkujdesja dhe dashuria për njëri-tjetrin, besnikëria dhe ndihma, po zënë gjithnjë e më pak vend në shoqërinë njerëzore dhe ndihma për më të dobëtin. CiftetKur gishti tërheq këmbëzën e një arme, plumbi shkon drejtë, por gishti kthehet nga vetja. Kjo dramë është një këmbanë alarmi për vetëshfarosjen e njeriut, shfarosjen nga po vetë njeriu, e çdo gjallese tokësore, kafshët, shpendët, bimët, pyjet dhe burimet ujore, pa të cilat jeta do të zhdukej.

Full Product Details

Author:   Naun Shundi
Publisher:   Rl Books
Imprint:   Rl Books
Dimensions:   Width: 15.20cm , Height: 1.10cm , Length: 22.90cm
Weight:   0.272kg
ISBN:  

9782390690054


ISBN 10:   239069005
Pages:   182
Publication Date:   01 May 2022
Audience:   General/trade ,  General
Format:   Paperback
Publisher's Status:   Active
Availability:   In stock   Availability explained
We have confirmation that this item is in stock with the supplier. It will be ordered in for you and dispatched immediately.
Language:   Albanian

Table of Contents

Reviews

Author Information

"Naun Shundi ka lindur në Tiranë më 3 shkurt 1959. Në vitin 1977 është diplomuar si ""regjisor"" në Shkollën e Mesme te Kulturës dhe më pas ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës (sot Universiteti i Arteve). Kontributet e tij shtrihen në aktrim, regji, dramaturgji dhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Përveç rreth 90 roleve dhe një numri të madh veprash si regjisor, dramat e tij janë vënë në skenë dhe mirëpritur nga publiku dhe kritika."

Tab Content 6

Author Website:  

Customer Reviews

Recent Reviews

No review item found!

Add your own review!

Countries Available

All regions
Latest Reading Guide

Aorrng

Shopping Cart
Your cart is empty
Shopping cart
Mailing List